Abdixhiku për zgjedhjet lokale: Arrogancën e dënuan, ofertën politike tonën e vlerësuan

Abdixhiku për zgjedhjet lokale: Arrogancën e dënuan, ofertën politike tonën e vlerësuan

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka vlerësuar si rikthim të LDK-së rezultatin e arritur në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai u shpreh se këtyre zgjedhjeve iu qasën pas një rezultati të rëndë, atij më 14 shkurt, dhe se në këtë periudhë kishin bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme me kandidaturat e tyre, që i vlerësoi profesionale, të kohës, të afërta me qytetarë dhe me riorganizimin e brendshëm partiak.


Përveç kësaj, Abdixhiku deklaroi se votuesi i Kosovës e ka dëshmuar një nivel të lartë të vlerësimit kritik, ku në një proces e vlerëson dikë, ndërkaq në tjetrin e dënon me notë shumë të ulët.

“Arrogancën e dënuan dhe ofertën politike tonën e vlerësuan. 14 shkurti për palën tjetër ishte fund, për neve ishte fillim. Skena politika ka ndryshuar në Kosovë. Nuk mundesh me kauze të vjetër të besh politikë në të ardhmen. Ajo që pala tjetër s’e ka bërë është se mbështetja është e përhershme, se në këtë vend njerëzit vlerësojnë drejt dhe në masë kritike”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: