Abdixhiku për vdekjen e Bob Dole: Kosova humbi një mik të madh

Abdixhiku për vdekjen e Bob Dole: Kosova humbi një mik të madh

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar me rastin e vdekjes së senatorit amerikan Bob Dole.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Kosova ka humbur një mik të madh.


“Pusho në paqe senator Bob Dole. SHBA humbi një patriot të vërtetë, Kosova humbi një mik të madh. Senatori Dole ishte një mbështetës i shquar i lëvizjes sonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Emri i tij është gdhendur përjetësisht në themelet e shtetit tonë,” ka thënë Abdixhiku.

Robert Dole, miku i madh i shqiptarëve, ndërroi sot jetë në moshën 98-vjeçare.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Abdixhiku për vdekjen e Bob Dole: Kosova humbi një mik të madh Ambasada e SHBA-së: Bob Dole të jetë frymëzim për gjeneratat e reja Osmani për vdekjen e senatorit Dole: U prefsh në paqe, mik i dashur […]

Komentet janë të mbyllura.

error: