Abdixhiku për reciprocitetin: Kjo është e drejtë e çdo shteti sovran

Abdixhiku për reciprocitetin: Kjo është e drejtë e çdo shteti sovran

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbështetur vendimin e Qeverisë Kurti për reciprocitet ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia, duke thënë se kjo është e drejtë e çdo shteti sovran.


Ai në një postim në Facebook ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe forcave të sigurisë që ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese në veri të vendit.

“Mbështesim angazhimin e institucioneve të Kosovës për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës. Reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran.
Dënojmë sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe forcave të sigurisë që ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese në veri të vendit. Mbështetja për ta është domosdoshmëri. Koordinimi me aleatët tanë ndërkombëtarë në parandalimin e çfarëdo provokimi nga Serbia brenda territorit të Kosovës është esencial. Në këto momente, Kosovës i duhet stabilitet, ligjshmëri dhe siguri”, ka shkruar Abdixhiku.

Lexo edhe

Video