Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Qeveria pa plan konkret për të dalë nga situata, nevojitet koordinim me ShBA-në

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Qeveria pa plan konkret për të dalë nga situata, nevojitet koordinim me ShBA-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se nga takimi i sotëm me kryeministrin Albin Kurti ka dal pa dëgjuar ndonjë plan konkret për hapat që duhet ndërmarrë për të nxjerrë vendin ka situata në të cilën ndodhet.

Sipas Abdixhikut, është jetike që Kosova të koordinohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.


“Destabilizimi buron nga sjelljet e Beogradit dhe Vuçiqit. Është jetike që Kosova të deklarohet me aleatët e vet. Ne kërkojmë që kjo Qeveri e Kosovës të sigurojë edhe ligjshmërinë edhe aleatët e vet. Sot është akt patriotik që të kërkohet koordinimi me ShBA-në… Nuk ka koordinim të tillë sepse nuk ka një deklarim të tillë. Dhe, i treguam kryeministrit që temën me Serbinë të mos ta bëjmë temë të diskutimit të brendshëm sepse partitë në këtë pikë janë në një pikë”

Ai tha se kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur çdo hap që synon ligjshmërinë e vendit dhe çdo hap që synon koordinimin me aleatët në Uashington dhe Bruksel.

“Në këtë takim nuk kuptuam diçka shumë më të re sesa deklarimet publike që kryeministri i ka bërë tanimë, dhe nuk pamë ndonjë plan konkret për zgjidhjen e çështjes së re të krijuar në vakumin institucional, juridik e gjyqësor në veri të vendit”, tha ai.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.