Abdixhiku në mbyllje të fushatës së LDK-së: Rikthimi ynë i madh politik është afër

Abdixhiku në mbyllje të fushatës së LDK-së: Rikthimi ynë i madh politik është afër

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka mbyllur fushatën zgjedhore prej 30 ditësh.

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka prezantuar të gjithë kandidatët të cilët i kanë hyrë garës për të qeverisur me komunat e Kosovës.

Për secilin kandidatë të tij, Abdixhiku dha lëvdata dhe arsyeje pse duhet të votohen ata në zgjedhjet që do të mbahen këtë të diele, pra më 17 tetor.


Abdixhiku thotë se tashmë është i bindur që është afër rikthimi i madh politikë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Kemi thënë gjithherë se zgjedhjet janë festë, e festa duhet parë përherë sepse nuk ka asgjë më të vlefshëm sesa besim qytetarë e besimi i dhënë me votë[…]Sot jam mëse i bindur që rikthimi ynë i madh politikë është afër[…] LDK garon me ekipin më të kualifikuar në vend, kandidatet tanë janë njerëz me integritet, përvojë dije e vullnet të jashtëzakonshëm”, tha Abixhiku.

I pari i LDK-së tha edhe se partia me të cilën ai udhëheq hap dyer e shpresë në çdo familje, për çka tha se besimin e marrë do të bëjnë kujdestari me përgjegjësi.

“Me besim në zot, me dashurinë për shtet, me lidhje të fortë ndaj njëri tjetrit LDK shtrinë dorën për të gjithë. Të dielën më 17 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës do të hap dyert shpresës për secilën shtëpi e familje, për çdo lagje të fshatit  e qyteteve tona. Këto janë zgjedhjet e dinjitetit, mirëqenies dhe garancës  se vullneti juaj politik është themeloi i demokracisë për qytetarët dhe vendin tonë. Si të tillë besimin e marrë më 17 tetor do ta kujdestarojmë me përgjegjësi. Le të udhëtojmë sëbashku në këtë rrugëtim gjithë për të gjithë”, u shpreh Avdixhiku.

Lexo edhe

Video

error: