Abdixhiku: Mos liberalizimi i vizave, lajm që Kosova nuk e meriton

Abdixhiku: Mos liberalizimi i vizave, lajm që Kosova nuk e meriton

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka deklaruar se mos liberalizimi i vizave është lajm hidhërimi që qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë.


Ai në një postim në Facebook ka shkruar se çdo vonesë në këtë drejtim është padrejtësi e rëndë kur dihet se Kosova ka të përmbushura kriteret e përcaktuara.

“Tani është radha e vendeve të BE-së t’i japin Ballkanit Perëndimor vizion të qartë e të guximshëm – Kosovës, minimalisht liberalizim vizash. Çdo përfundim ndryshe nga ky samit, është inkurajim i forcave destabilizuese në Ballkan”, ka shkruar Abdixhiku.

Lexo edhe

Video