Abdixhiku: Kuvendi ta rrëzojë propozimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të rrëzojë propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Në seancën e jashtëzakonshme për debatin parlamentar për këtë temë, deputeti Abdixhiku tha se shtrenjtimi i energjisë është i papërballueshëm, padrejtë dhe diskriminues ndaj një grupi shoqëror.

“Kush duhet të mbajë përgjegjësi për milionat e djegura si rezultat i mos reagimit të qeverisë . Kjo çështje s’mundet të kapërcej si asgjë. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi edhe nëse 1 euro është shpenzuar më shumë, e leremë dhjetëra miliona euro. Tani që dëmi enorm është bërë si duhet ta paguajmë atë dhe a mund ta paguajnë qytetarët tanë atë dëm. Në paraqitjet e deritanishme të qeverisë pyetja se a do të përballohet ky çmim nuk zë vend fare. Zë vend pyetja ku t’i gjejë paret shteti. Pra s’flitet nga perspektiva e familjarëve, por nga pozita e karriges së shtetit. Si breng e një njeriu të vetëm, kryeministrit. Ku t’i gjejë paret kryeministri, se ku t’i gjejnë paret shteti, kryeministri është dashur t’ia bëjë vetit pyetje në tetor. Pasi homologët e tij bënin përgatitjet për këtë krizë. Sot kryeministri ka vetëm një pyetje për të bërë, si mos të gjunjëzohen 200 mijë familje kosovare shtatë ditë nga sot. Kjo është pyetja e vetme që duhet të shtrohet sot…Ky Kuvend duhet të rrëzojë propozimin e ZRrE-së, pasi ky propozim s’ka marrë mundin të ketë për kriter të papërballueshme, por ka krijuar si kriter barazimin financiar”, tha ai.


Ai kërkoi edhe përgjegjësi për siç tha paaftësinë e qeverisë për djegien e miliona eurove për shpenzimin e energjisë elektrike.

“Është i papërballueshëm është i padrejtë dhe mbi të gjitha është diskriminues dhe dënues ndaj një grupi shoqëror. Prandaj si i tillë meriton përgjigje refuzuese nga ky kuvend. Ky debat parlamentar duhet të shihet si vazhdimësi e debatit parlamentar të datës 28 dhjetor të vitit të shkuar, kur Kosova në vonesë kishte nisur debatin publik për krizën e energjetike. E kishte nisur me tre muaj vonesë nga rajoni dhe 6 muaj vonesë nga vendet evropiane. Meqenëse ishte e fundit në debat ishte e natyrshme e fundit në reagim. Institucionet e Kosovës dhe qeveria në vazhdimësi e kishin mohuar se kishte krizë. Këtë lloj krize e kishin vazhduar me mos veprim dhe për të përfunduar me paralajmërimin e javës që shkoi se nga muaji i ardhshëm çmimet e energjisë do të rritshin në shkallë rekorde për qytetarët, më të lartën në histori. Pra është reagimi i vonshëm për shkak të paaftësisë që fillimisht ka sjell reduktime e më pas rritje enorme të çmimeve. Tani mohimi krizës kur shtetet bënin reagimin e tyre me kohë, natyrisht se shkakton dëme. Dëmi  për Kosovën në përgjithësi në bazë të pagesave dhe tërheqjeve nga sistemi dhe tash e tutje nga propozimi i ZRrE-së do të arrijë nga 150 milionë deri në 200 milionë, varësisht sa i ftoftë është ky dimër”, shtoi ai.

Opozitari gjithashtu kritikoi mazhorancën për mungesë të konsensusit parlamentar në Kuvend.

“Kjo seancë e jashtëzakonshme është rrjedhojë e refuzimit të pashpjegueshëm të pushtetit për të trajtuar temën më të rëndësishme të tanishme dhe të ardhme. Refuzimi i temës së ngritjes astronomike të çmimeve javën që shkoi tregon një frikë të pashpjegueshme të pushtetit për t’u përballur me të vërtetën. Mbi të gjitha shpërfaqë një lloj hipokrizie politike në Kuvend ku konsensusi politik kërkohet, por nuk jepet. Një standard i tillë i sjelljes parlamentare do të marrë përgjigjen e duhur në kohën e duhur”, tha ai.

Lexo edhe

Video