Abdixhiku: Ju kemi dhënë fjalën që më 17 tetor LDK do të festojë në Llap

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kjo parti ka shënuar sukses të madh në zgjedhjet e sotme në Podujevë.

Ai në orët e mbrëmjes është shprehur se kjo parti do të bëjë festë me fitoren e kandidatit të saj Ekrem Kyseni në Podujevë.


“Ju kemi dhënë fjalën që më 17 tetor LDK do të bëjë festë në Llap, ne jemi këtu…Llapi dhe LDK janë një, pa Llap s’ka LDK, pa LDK s’ka Llap”, tha ai.

Ndërsa kandidati për kryetar të Podujevës Ekrem Hyseni ka falënderuar elektoratin për votën e dhënë.

“Kjo atmosferë nuk është për mua, po për juve pasi është besimi juaj ndaj meje dhe LDK-së. Ky besim dhe kjo energji dhe forcë më ka sjellë mua para jush”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: