Abdixhiku: E papranueshme mbajtja e referendumit serb në Kosovë

Abdixhiku: E papranueshme mbajtja e referendumit serb në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, thotë se është e papranueshme mbajtja e çfarëdo referendumi të një shteti tjetër në Kosovë.

Ai tha se legjislacioni si dhe praktikat ndërkombëtare janë të qarta në këtë drejtim.


“Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh të papranueshëm mbajtjen e çfarëdo referendumi të një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës dhe praktikat ndërkombëtare, janë të qarta në këtë drejtim. Prandaj ne presim dhe mbështesim respektimin e këtyre normave në plotni”, deklaroi Abdixhiku.

Faktori ndërkombëtar kërkoi sot që Qeveria e Kosovës të tërhiqet nga vendimi për të mos lejuar mbajtjen e referendumit serb në territorin e Kosovës.

Lexo edhe

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.