Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Abdixhiku: Cima do të mbetet artisti jonë më i dashur për shumë breza

Abdixhiku: Cima do të mbetet artisti jonë më i dashur për shumë breza

Me rastin e ndarjes nga jeta të artistit Rasim Thaçi – Cima, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dërguar telegram ngushëllimi, ku thuhet se Cima u dha buzëqeshje e i ngrohi zemrat tona në ditë gëzimi, e sidomos në ditët më të rënda për vendin tonë.

“E nderuara familje Thaçi,

Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, artistit tonë të madh Rasim Thaçi – Cima.


Cima do të mbetet artisti jonë më i dashur për shumë breza që e kanë ndjekur në skenë, e kanë shikuar në television dhe e kanë duartrokitur për shumë vite.

Cima u dha buzëqeshje e i ngrohi zemrat tona në ditë gëzimi, e sidomos në ditët më të rënda për vendin tonë.

Cima ishte dhe do të mbetet një nga yjet më të ndritshëm të një plejade artistësh që i dhanë ngjyrë epokës së historisë të vendit tonë, shumë dashuri dhe në këmbim mori duartrokitjet dhe mirënjohjen e pafund, ashtu siç e donte ai.

Më lejoni që t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarit tuaj, Rasim Thaçi dhe ikjen e artistit tonë të dashur.”

Lexo edhe

Video

error: