Abdixhiku bën homazhe në Podujevë: Duke nderuar të shkuarën ndërtojmë të ardhmen

Abdixhiku bën homazhe në Podujevë: Duke nderuar të shkuarën ndërtojmë të ardhmen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës dhe te Kompleksi Memorial “Baza e parë e UÇK-së”.

Bashkë me Abdixhikun ishte edhe kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni dhe deputetë të partisë nga rajoni i Llapit.


Së bashku vizituan edhe familjen e heroit Zahir Pajaziti.

Abdixhiku theksoi se nderimi për ata që dhanë jetën për liri e pavarësi është i përhershëm, ku shtoi se duke nderuar të shkuarën, ndërtojmë të ardhmen e një Kosove të zhvilluar që e meritojmë të gjithë.

Abdixhiku të enjten do të takojë edhe strukturat dhe simpatizantët e LDK-së në Podujevë.

Lexo edhe

Video