Abdixhiku: Askush s’guxon t’i shtyjë zgjedhjet, askush s’guxon ta prekë demokracinë

Abdixhiku: Askush s’guxon t’i shtyjë zgjedhjet, askush s’guxon ta prekë demokracinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se askush nuk guxon t’i shtyjë zgjedhjet dhe askush nuk guxon ta prekë demokracinë.

Abdixhiku thotë se numrat zgjedhor nga terreni duket se e kanë tmerruat pushtetin siç tha ai i paaftë për të qeverisur mirë, e për çka po filtrohet me idenë e shtyrjes së zgjedhjeve.

Shtyrja e zgjedhjeve sipas Abdixhikut është masë e paprecedentë, jodemokratike e ngulfatës ndaj ushtrimit të vullnetin qytetar.


I pari i LDK-së tregon se ende nuk ka marrë një përgjigje nga Vetëvendosje për propozimin e që të shkurtohet fushata për zgjedhjet lokale.

“Askush s’guxon t’i shtyjë zgjedhjet. Askush s’guxon ta prekë demokracinë. Numrat zgjedhor nga terreni, që po i shohim e ndjejmë të gjithë, duket se kanë tmerruar pushtetin e paaftë për të qeverisur mirë. Prandaj dhe flirtojnë me idenë e shtyrjes së zgjedhjeve, si masë e fundit dëshpëruese për parandalimin e rrënimit politik që po i pret. Shtyrja e zgjedhjeve është masë e paprecedentë, jodemokratike e ngufatëse ndaj ushtrimit të vullnetit qytetar – mjetit të vetëm të lirë që ky pushtet s’e kontrollon dot. Propozimi im për shkurtim fushate, i përkrahur nga të gjithë përfaqësuesit opozitarë, nuk ka marrë ende përgjigjje nga kryetari i partisë së parë. Këtë arrogancë edhe e pranoj – po i duket vetja i paprekshëm; por prekjen e fundamentit demokratik, të zgjedhjeve, as nuk e pranojmë, as s’e tolerojmë e as s’e durojmë”, ka shkruar Abdixhiku.

Mes kësaj ai thotë edhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është gati për zgjedhjet. Madje Abdixhiku ka nënvizuar edhe se në kohë pandemie , më 14 shkurt janë mbajtur zgjedhjet. Për këtë ai ka ftuar të gjitha partitë opozitare dhe shoqërinë civile që të rreshtohen në një front refuzues ndaj tendencës për të prekur zgjedhjet si themel të demokracisë sic thotë ai nga një pushtet dëshpëruese.

“KQZ-ja është gati. Gati për organizimin shembullor të ushtrimit të vullnetit qytetar. Zgjedhjet në pandemi, më 14 shkurt e pa asnjë vaksinë, tashmë një herë janë mbajtur; prandaj dhe mund të mbahen sërish. Me masa, me distancë, me mirë organizim. Fushata duhet të shkurtohet e tubimet duhen të zvogëlohen. Por mbi të gjitha Qeveria duhet të punojë në detyrën e vetme që ka, luftimin e pandemisë. Tendenca destabilizuese në vend është luks tani. Ftoj të gjitha partitë opozitare, shoqërinë civile, mediet e botën akademike të rreshtohen në një front refuzues ndaj tendencës për të prekur zgjedhjet si themel të demokracisë, nga një pushtet dëshpërues që po teston secilin kufij”, ka theksuar ai.

Lexo edhe

Video

error: