Abbott uron për Kurban Bajram

Abbott uron për Kurban Bajram

Ambasadori britanik në vendin tonë, Nicholas Abbott, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.


Abbott kërkoi që qytetarët të kujdesen për shëndetin e tyre në këtë kohë të pandemisë.

“Dëshiroj t’u uroj të gjithë atyre që e festojnë, në Kosovë dhe më larg, gëzuar Kurban Bajramin. Këtë vit, kjo festë e shenjtë po shënohet në rrethana shumë të ndryshme, dhe është e rëndësishme që të gjithë të ruhemi në këtë kohë të pandemisë. Ju uroj të gjithëve paqe, begati dhe shëndet të mirë”, shkroi Abbott.

Lexo edhe

Video

error: