Ambasadori britanik në Prishtinë Nicholas Abbott ka marrë pjesë në ekspozitën “Njëherë e një kohë dhe kurrë më”.
Ai me këtë rast ka thënë se 1133 fëmijë kosovarë u vranë ose janë ende të zhdukur nga lufta e ndodhur mbi njëzet vjet më parë.
“Ata ende meritojnë drejtësi. “Njëherë e një kohë dhe kurrë më” në Qendrën e Dokumentacionit në Prishtinë i nderon këta fëmijë dhe na kujton ndikimin e tmerrshëm të konfliktit dhe luftës. Ne mund të falim, por nuk duhet të harrojmë”, shkruan Abbott në Facebook.