Abbot: Është zhgënjyese që sot nuk është arritur asnjë marrëveshje

Abbot: Është zhgënjyese që sot nuk është arritur asnjë marrëveshje

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë,  Nicholas Abbott, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Bruksel.

Pas deklaratave të përfaqësuesit të lartë  të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, se nuk është arritur asnjë marrëveshje mes Kurtit dhe Vuçiqit, ai është shprehur i zhgënjyer.


“Të gjitha palët duhet të shmangin veprimet që mund të çojnë në një përshkallëzim të tensionit ose të shkaktojnë kërcënime për sigurinë”, ka shkruar Abbott në Facebook.

“Është zhgënjyese që sot nuk është arritur asnjë marrëveshje. Situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën e njerëzve të zakonshëm në Kosovë dhe largon vëmendjen nga misioni i qeverisë për të përmirësuar jetën e tyre. Të gjitha palët duhet të shmangin veprimet që mund të çojnë në një përshkallëzim të tensionit ose të shkaktojnë kërcënime për sigurinë. Nevoja urgjente është të bëhet përparim në një marrëveshje normalizimi që do t’i bënte të panevojshme mosmarrëveshjet për çështje të tilla si targat”, ka shkruar Abbot në Facebook.

Lexo edhe

Video