Abazoviq: Me politikën e ekstremizmit anëtarësimi i Malit të Zi në BE është i vështirë

Abazoviq: Me politikën e ekstremizmit anëtarësimi i Malit të Zi në BE është i vështirë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në seancën e Kuvendit, ku do të votohet për rënien e qeverisë së tij, ka thënë se ka deklaruar se liderët e disa partive duhet të dalin në pension dhe shumë të tjerë duhet të përgjigjen.


Abazoviq tha se Partia Demokratike e Socialistëve (PDS) nuk do ta kishte paraqitur mocionin e mosbesimit nëse nuk do të kishte siguruar më parë shumicën për miratimin e tij.

 “Sidoqoftë, cili është qëllimi? Qëllimi i çdo krize është të bëjë të dukshme të fshehtat. Mbetet edhe një synim politikë që askush nuk mund ta arrijë i vetëm – që Mali i Zi të anëtarësohet në BE. Por me këtë politikë të nacionalizmit, ekstremizmit, ndikimit financiar i disa strukturave në lëvizjet politike, me kotësi të këtilla – kjo rrugë e jona është shumë më e vështirë dhe vështirë e arritur. Liderët e disa partive duhet të dalin në pension, shumë duhet të përgjigjen … Pse jam unë objekt i të gjitha sulmeve – se nuk me shtyni ne filmin e asnjë ane. Unë nuk jam as i gjelbërit, as i bardhë, as çetnik, as partizan, as ustash e as ballist, as komit, as litijash, jam qytetar i Malit të Zi që po përpiqet të luftojë për të drejtat e barabarta të të gjithë individëve. Prandaj po pengojnë”, tha ai.

Lexo edhe

Video