Abazi akuzon Hotin për koordinim me Thaçin

Abazi akuzon Hotin për koordinim me Thaçin

Zëvendëskryeministri i Kosovës Haki Abazi konsideron se tentimi për të rrëzuar Qeverinë Kurti, ka të bëjë me planin për ndarjen e Kosovës dhe heqjen e Gjykatës Speciale.

Në seancën e jashtëzakonshme për votimin e mocionit të mosbesimit të iniciuar nga LDK, ai i ka reaguar zëvendëskryeministrit të parë Avdullah Hoti, duke thënë se po flet të pavërteta.

Abazi tha se Hoti ka menduar që duhet të koordinohet me presidentin Hashim Thaçin, duke ‘mos kuptuar’ se është pjesë e Qeverisë Kurti.


“Qëndrimi i zëvendëskryeministrit më bën të kuptoj se nuk e ka kuptuar se është në Qeverinë Kurti, por ka menduar që duhet të koordinojë gjithçka me Thaçin”, tha ai.

 

 

Lexo edhe

error: