Abazaoviq prezantoi iniciativën për rikonstruktimin e Qeverisë

Abazaoviq prezantoi iniciativën për rikonstruktimin e Qeverisë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazaoviq në seancën e Kuvendit për mosbesimin e Qeverisë së drejtuar nga ai, ka  prezantuar iniciativën për rikonstruktimin e Qeverisë, duke bërë ftesë të gjithëve përveç nismëtarëve të ndërrimit të qeverisë.


 “Qeveria dhe shumica parlamentare shprehin gatishmërinë për vendosjen e një moratoriumi për të gjitha çështjet identiare që përçajnë shoqërinë dhe rreth të cilave nuk është e mundur të arrihet një konsensus më i gjerë shoqëror” tha kryeministri Dritan Abazoviq.

Ndërkohë, me akuza e kundër-akuza po vazhdon seanca e Kuvendit të Malit të Zi. Abazoviq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi më 28 prill, derisa mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë që drejton ai është thirrur pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.

Lexo edhe

Video