AAK takon Këshillin e Ambasadorëve, kërkon lobim për liberalizimin e vizave nga ShBA-të

AAK takon Këshillin e Ambasadorëve, kërkon lobim për liberalizimin e vizave nga ShBA-të

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë pritur në takim Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, të cilëve u kanë kërkuar lobim për liberalizimin e vizave nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas një komunikatë për media, është bërë e ditur se shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar se synimi i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO.

Në takim theksuam se synimi i shtetit tonë është anëtarësimi në NATO, proces ky që do të avancojë përspektiven integruese të Kosovës. Partneriteti me shtetin e IOWA deri më tani ka qenë një tregim suksesi sa i përket bashkëpunimit në forcimin e kapaciteteve ekzistuese të ushtrisë sonë“, ka thënë Tahiri.


Gjithashtu, deputetët e AAK-së kanë kërkuar nga diplomatët amerikan që të ndihmojnë me lobim për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, kërkuam ndihmën e ambasadorëve për lobim në çështjen e liberalizimit të vizave nga SHBA për qytetarët e Kosovës“, ka thënë Tahiri.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë ka zhvilluar takime edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, si dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Lexo edhe

Video