Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

AAK: Po qarkullojnë sondazhe me qëllim që të manipulojnë opinionin publik

AAK: Po qarkullojnë sondazhe me qëllim që të manipulojnë opinionin publik

Anëtarja e kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se në teren po qarkullojnë disa sondazhe që sipas saj po bëhen me qëllim të manipulimit me opinionin publik. Në një konferencë për media ajo ka thënë se po bëhet përpjekje të dezinformohen votuesit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të besojnë vetëm në rezultatet që dalin pasi të mbyllen kutitë e votimit.

Haradinaj-Stublla ndër të tjera ka thënë se numri i deritanishëm i qytetarëve që kanë dalë për të votuar nuk është i kënaqshëm.


“Nga informatat që po pranojmë nga tereni vazhdimisht dhe nga shtabet tona komunale anë e mbanë Kosovës ne bëjmë të ditur se procesi po shkon mirë pa incidente madhore mirëpo rezultati i daljes, shifrat e deritanishme të daljes në votime nuk janë aspak të kënaqshme. Po ashtu kemi informata se në rrethe të caktuara dhe në mënyrë klandestine po qarkullojnë disa sondazhe apo exitpoll-e të cilat nuk kanë qëllim tjetër veçse të manipulojnë opinionin publik por edhe të dezinformojnë votuesin. Ju e dini që sondazhet, por as exitpoll-et, nuk mund të publikohen pa u mbyllë kutitë e votimit, andaj ju lutëm mos besoni në asnjë informatë të tillë”, ka thënë ajo.

Haradinaj-Stublla ka thënë se rezultati i vlefshëm është vetëm pas numërimit të votave, atëherë kur mbyllen të gjitha vendvotimet.

Lexo edhe

Video

error: