AAK në Klinë merr më së shumti vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

AAK në Klinë merr më së shumti vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta për Komunën e Klinës

Në bazë të këtyre rezultateve del se kandidati i AAK-së, Zenun Elezaj ka marr më së shumti vota, 93 gjithsejtë, i pasuar nga Esat Raci i PDK-së me 66 vota, Besim Hoti i LDK-së me 31 vota dhe i fundit Lulzim Dragidella i LVV-së me vetëm 25 vota.

Po ashtu edhe sa i përket votave për kuvend komunal, AAK ka grumbulluar më së shumti vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta në Klinë.

AAK – 69 vota

PDK – 53 vota

LVV – 34 vota

LDK – 33 vota

PShDK – 4 vota


Lista Serbe – 4 vota

AKR dhe kandidati Bojan Sajcic asnjë votë.

Në Klinë do të ketë balotazh, ku kandidati i AAK-së, Zenun Elezaj do të përballet me atë të PDK-së, Esat Raci.

Në zgjedhjet e 17 tetorit në Klinë ishte ky rezultat:

ZENUN ELEZAJ 121. AAK, 43,10%

ESAT RACI 177. PDK, 27,60%

BESIM HOTI 160. LDK, 19,41%

LULZIM DRAGIDELLA 144. LVV, 9.88%

Lexo edhe

Video

error: