AAK kërkon nga Qeveria të ndalë presionin politik mbi Kushtetuesen
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) po kërkon që pushteti ta ndal presionin politik që po e bënë karshi institucioneve të pavarura sidomos ndaj Gjykatës Kushtetuese.

E nga kjo parti akuzojnë  Qeverinë e  Kosovës në këto dy vite të qeverisjes se nuk ka punuar në interes të qytetarëve të Kosovës.

Këto komente përfaqësuesit e AAK-së i bënë në një konferencë për medie pas takimit që zhvilluan me asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh se qasje e qeverisë është autoritare me presion politik karshi institucioneve të pavarura kushtetuese.

Deputeti Tahiri theksoi se presioni politik mbi Gjykatën Kushtetuese duhet të ndalet menjëherë.

“Kemi hyrë në vitin e tretë të qeverisë Kurti, vit i cili realisht po përshkruhet dhe po përsëritet si në dy vitet e para të qeverisjes asgjë nuk është duke ndodhur. Vendi është në krizë në të gjitha aspektet dhe realisht asgjë nuk është duke ndodhur me jetën e njeriut në raport me zhvillimin e komunave që do flasim edhe për Prishtinën dhe mbi të gjitha në aspektin e ligjshmërisë dhe respektit të institucioneve të pavarura. Dua të them se sot  se qasja e kësaj qeveris është qasje autoritare dhe në historinë e re të Kosovës nuk mbahet mend më shumë të kish pas presion politik ndaj institucioneve të pavarura kushtetuese. Presioni i parë politik është kah bie mbi Gjykatën Kushtetuese. Ju keni parë se si është komunikimi i Qeverisë në raport me Gjykatën Kushtetuese...Ky standard i presionit politik mbi Gjykatën Kushtetuese duhet të ndalet njëherë e përgjithmonë nga të gjithë duke filluar nga qeveria edhe secili person politik i cili nuk e ka të drejtën”, tha ai.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha se qeveria Kurti për dy vjet nuk ka sjell asgjë në interes të qytetarëve si në aspektin e zhvillimit ekonomik

Lekaj tha se qeveria Kurti është zhgënjyese edhe në politikën e jashtme.

E krahas kritikave për pushtetin qendror në këtë konferencë u adresuan kritika edhe për pushtetin lokal në Prishtinë.

Shefi i asamblistëve të AAK-së në komunën e Pishtinës, Bahri Gashi tha se ka një ngecje të madhe në kryeqytet dhe nuk ka projekte serioze, por vetëm siç theksoi ai fasada dhe prova./B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024