Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj në një konferencë për medie ka kërkuar mbështetjen e deputetëve të Kosovës për plotësim ndryshimin e Ligjit të skemës pensionale të propozuar nga ky subjekt politik, e i cili është në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, ky ligj është diskriminues pasi neni 8.5 ua mohon të drejtën qytetarëve kontributdhënës për pensionim kontibutdhënës.
“Kërkojmë largimin e këtij neni diskriminues të këtij ligji, i cili parasheh që çdo person te ketë te paktën 15 vite përvojë pune para 01 janarit të vitit 1999 në mënyrë që të përfitojë pensionin kontributdhënës”, theksoi ai.
1 Koment
Komentet janë të mbyllura.