Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon mocion mosbesimit për qeverinë Kurti pas situatën së tensionuar në veri të vendit dhe sanksioneve të SHBA-ve karshi Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri pas mbledhjes së sotme të Kryesisë u shpreh se kryeministri Kurti me këtë qasje po vazhdon me shpejtësi ta humb sovranitetin e vetë në veri.
Sanskionet e SHBA-ve karshi Kosovës, sipas Tahirit e kanë goditur në themel funksionimin e vendit.
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiriu shpreh se një mocion mosbesimi është përgjigja jo për të dëmtuar, e jo për të fituar politikisht, por për t’i treguar Kurtit se rruga që po ndjekë ai është qorre.Sipas deputetit Tahiri, zgjedhjet në veri të vendit kanë qenë një eksperiment që nuk i kanë ndihmuar as Kosovës dhe as integrimit të veriut.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Tash e tri ditë në komunat veriore po vazhdojnë protestat e serbëve, të cilët po kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill.
Të hënën, protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni.
Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.
Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit./B.Ibishi/