AAK kërkon dorëheqjen e Haxhiut: Minimumi i veprimit moral të kësaj qeverie

AAK kërkon dorëheqjen e Haxhiut: Minimumi i veprimit moral të kësaj qeverie

Deputetja e Kuvendit nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi ka thënë se dorëheqja e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit të moral të kësaj qeverie.

Përmes një postimi në Facebook, Bytyqi ka thënë se kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike.

“Dorëheqje e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit moral të kësaj qeverie. Nuk do koment as analizë të thellë të konstatohet fakti që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike”, ka shkruar Bytyqi.

Postimi i plotë:

Dorëheqje e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit moral të kësaj qeverie. Nuk do koment as analizë të thellë të konstatohet fakti që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike.


– Qeveri pa moral politik (vrasjet e pa fundme të grave dhe pa mbrojtjen e shtetit)

– Qeveri që shkatërron sistemin e drejtësisë me veprime kundër KGJK dhe KPK

-Qeveri pa ministër të Shëndetësisë

– Qeveri pa vendim për Drejtor të Policisë

Dorëheqja është akt që duhet të ndodh sot!

Lexo edhe

Video