AAK cakton ekipin që do të merret me çështjen e dialogut

AAK cakton ekipin që do të merret me çështjen e dialogut

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen konstituive, ku mes tjerash u diskutua për situatën politike në vend, me theks të veçantë, rrjedhën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.


Kryesia gjithashtu ka marrë një vendim me të cilin ka autorizuar ekipin i cili do të merret me çështjen e dialogut, në përbërje: Ardian Gjini kryesues, Selim Selimi dhe Muharrem Nitaj anëtar.

Po ashtu, kryesia është informuar për takimin e përfaqësuesit të Aleancës për temën e Vetingut, si dhe ka shqyrtuar gjendjen organizative në degët e Aleancës, organizatat e gruas dhe rinisë.

Lexo edhe

Video