A uleni shpesh në këtë mënyrë? Tani ndoshta nuk do ta bëni më…

A uleni shpesh në këtë mënyrë? Tani ndoshta nuk do ta bëni më…

Një zonjë e vërtetë ulet me këmbët e kryqëzuara – kështu na kanë mësuar që të vegjël, veçanërisht nëse vishni një fustan apo fund, por është debatuar prej kohësh nëse ky zakon është vërtet i shëndetshëm për trupin.

Ju mund të mendoni se nuk mund të uleni ndryshe sepse kjo pozë konsiderohet ‘e zonja’, por BBC shkruan se ulja në një pozicion të tillë është shumë e rrezikshme për shëndetin.


Përveç shkaktimit të mpirjes në këmbë për shkak të presionit në një nerv mbi gju, kalimi i këmbëve mund të shkaktojë një rritje të përkohshme të presionit të gjakut.

Ndodh që ulja me këmbët tuaja të kryqëzuara parandalon rrjedhjen e gjakut, kjo është arsyeja pse njerëzit në rrezik të lartë të mpiksjes së gjakut këshillohen të mos i kalojnë këmbët.

Rreziku për shëndetin nuk ndalet as këtu, sepse ekspertët pohojnë se frekuenca e uljes në këtë pozicion mund të shkaktojë edhe formimin e venave me variçe. Rreziku është më i lartë nëse uleni në atë pozicion për më shumë se dhjetë deri në 15 minuta në ditë.

Video