Ditët e fundit tregjet globale të aksioneve kanë rënë në mënyrë drastike. Ky ndryshim i papritur vjen në një kohë kur frika po rritet se ekonomia më e madhe botërore, ajo e SHBA-së, po ngadalësohet.
Ekspertët thonë se arsyeja kryesore janë të dhënat e punësimit në SHBA për korrikun, të publikuara të premten, të cilat ishin shumë më të këqija se sa pritej. Megjithatë, historitë për një ngadalësim të ekonomisë apo edhe mundësinë e një recesioni janë - të parakohshme. Çfarë treguan të dhënat zyrtare?
I emëruar sipas ekonomistes amerikane Claudia Sahm, rregulli thotë se nëse shkalla mesatare e papunësisë për tre muaj është gjysmë pikë përqindje më e lartë se niveli më i ulët në 12 muajt e fundit, atëherë vendi është në fillim të një recesioni.
Në këtë rast, shkalla e papunësisë në SHBA u rrit në korrik - mesatarja e tre muajve ishte 4.1%. Kjo krahasohet me nivelin më të ulët të vitit të kaluar që ishte 3.5%. Këto shqetësime u shtuan nga fakti se Rezerva Federale Fed votoi kundër uljes së normave të interesit javën e kaluar.
Fed ka mbajtur nën kontroll kostot e huamarrjes, por kryetari Jerome Powell ka sinjalizuar se zvogëlimi në shtator është në tryezë. Megjithatë, kjo çoi në spekulime se Fed kishte pritur shumë gjatë për të vepruar. Normat më të ulëta të interesit do të thotë se është më e lirë të marrësh hua, të cilat, në teori, duhet të veprojnë si një nxitje për ekonominë.
Nëse të dhënat e punësimit sugjerojnë se ekonomia tashmë është në rënie, atëherë ekziston frika se Fed ka reaguar shumë vonë.
Në të njëjtën kohë, thashethemet e tregut sugjeruan se rivali i Intel-it, Nvidia mund të duhet të vonojë shpalljen e çipit të ri të inteligjencës artificiale.
“Gjakderdhja” pasoi në Nasdaq, indeksi i teknologjisë në SHBA, shkruan BBC. Pasi arriti një nivel të lartë disa javë më parë, ajo ra 10 për qind të premten. Kjo ka rritur edhe më shumë faktorin e frikës në tregje dhe aty qëndron rreziku.
Sipas Neil Shearing, kryeekonomist në Capital Economics, kjo mund të ndodhë nëse do të ketë "dislokim të tregut që thellohet dhe fillon të kërcënojë institucionet e rëndësishme sistematike dhe/ose stabilitetin financiar më të gjerë".
“Edhe pse raporti ishte i keq, nuk ishte aq i keq. Uragani Beryl ka të ngjarë të ketë kontribuar në dobësimin e shifrave të punësimit të korrikut. Të dhëna të tjera paraqesin një pamje të një tregu ftohës, por jo në kolaps," shtoi Shearing.
Claudia Sahm, sipas së cilës është emëruar Rregulli Sahm në një intervistë për CNBC, tha se gjërat po shkojnë në drejtim të recesionit.
"Një recesion nuk është i pashmangshëm dhe ka hapësirë të konsiderueshme për ulje të normave të interesit," shtoi ajo. Të tjerët, nga ana tjetër, janë të pasigurt për të dhënat e punësimit.