A i njihni shkaqet më të shpeshta të infertilitetit femëror?

A i njihni shkaqet më të shpeshta të infertilitetit femëror?


*️⃣Infertilitet quhet pamundësia për të arritur shtatzëninë pas 12 muaj përpjekjesh të pasuksesshme. Kur kemi të bëjmë me çifte të tilla në spitalin ‘’FATI IM’’ kërkohet shkaktari i infertilitetit.

*️⃣Kur flasim për infertilitetin te gratë janë disa shkaqe që ndikojnë në paraqitjen e këtij problemi.

*️⃣Fillimisht duhet të njohim faktorin e moshës, gratë në moshë më të shtyer sigurisht se kanë më pak mundësi për të arritur shtatzëninë dhe shumë herë ndodhë që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

*️⃣Infeksionet seksualisht të transmetueshme si klamidia, ureoplazma, gonorrhea dhe të tjera të cilat nuk lejojnë konceptimin.

*️⃣Faktorët endokrinologjikë, që mund të jenë ç’rregullimet hormonale të cilat kërkojnë trajtim medikamentoz të përshkruar nga mjeku në bazë të rezultateve të analizave laboratorike.

*️⃣Ç’rregullimet e ushqyerjes, pra nënpesha apo mbipesha shumë herë paraqitin probleme me pjellorinë dhe ovulacionin.

*️⃣Nuk duhet të harrojmë se ekzistojnë edhe një sërë faktorë të tjerë që duhet të hulumtohen sepse shumë herë ndodhë që shkaktar i infertilitetit femëror të jenë edhe keqformimet e mitres apo defektet e lindura që mund të qojnë në aborte të lindura apo në pamundësi për të konceptuar.

*️⃣Ndërsa një rëndësi të madhe duhet kushtuar edhe stilit të jetës, që nënkupton mënyrën sesi gruaja jeton, si ushqehet dhe nëse konsumon alkool dhe duhan.

🏥Në spitalin ‘’FATI IM’’, ju mirëpresin mjekët e dëshmuar në fushën e trajtimit të infertilitetit.

🏨SPITALI ‘’FATI IM’’, ATY KU MREKULLIA FILLON!

Lexo edhe

Video