A është në koma lideri i ri iranian Mojtaba Khamenei?
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
A është në koma lideri i ri iranian Mojtaba Khamenei?
Mojtaba
12/03/2026 - 14:54
Linku u kopjua

Shkalla e plotë e lëndimeve të Mojtaba Khamenei, udhëheqësit të ri suprem të Iranit, pas sulmeve të luftës mbetet e paqartë, megjithatë raportohet se ka thyer këmbën dhe se ka pësuar lëndime në fytyrë pas valës së parë të sulmeve izraelite.

Grupet opozitare në diasporë pretendojnë se Khamenei ndodhet në koma dhe po trajtohet në fshehtësi të madhe në spital, pa qenë i vetëdijshëm për ngritjen e tij në postin suprem. Mungesa e çdo fotografie, videoje apo komunikimi ka shkaktuar spekulime se Asambleja e Ekspertëve mund të ketë zgjedhur një “kukull kartoni” ose një person të vdekur për të drejtuar vendin, sipas The Guardian, transmeton KosovaPress. Ministria e Jashtme izraelite publikoi një fotografi të tij si kukull kartoni me mbishkrimin: “Mund të rrish në fshehtësi, por regjimet e kartonit shemben”.

Sulmet shkaktuan vdekjen e pjesëtarëve të familjes së tij, përfshirë babanë Ayatollah Ali Khamenei, nënën, bashkëshorten Zahra Haddad-Adel, një nga djemtë, motrën, dhëndrin dhe një mbesë. Nëntë ditë pas sulmit, nëna e tij ndërroi jetë nga plagët. E gjithë zyra e udhëheqësit suprem u shkatërrua, duke lënë gjurmë të thella emocionale dhe fizike.

Yousef Pezeshkian, këshilltar qeveritar dhe djali i presidentit të Iranit, kishte thënë të mërkurën se Mojtaba Khamenei është  “i sigurt dhe në gjendje të mirë”, pavarësisht plagëve të marra gjatë luftës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026