A ekziston mundësia që Kosova të përjashtohet nga garat ndërkombëtare, flet sekretari i KOK-ut

A ekziston mundësia që Kosova të përjashtohet nga garat ndërkombëtare, flet sekretari i KOK-ut

Kosova ende nuk e ka Agjencinë Kosovare për Anti-Doping, as pas gjashtë vjetësh prejse është anëtarësuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar apo katër vjet pas inkuadrimit të sportit më të popullarizuar, futbollit, në UEFA dhe FIFA.

Pikërisht kjo ishte arsyeja pse Kosova ka qenë në rrezik të përjashtimit nga të gjitha garat sportive ndërkombëtare.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shashivar Haxhijaj, i cili në një intervistë për KosovaPress, ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj çështje.

Ai ndër tjerash ka deklaruar se Komiteti Olimpik i Kosovës, i ka shkruar disa herë institucioneve, si Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Zyrës së kryeministrit të Kosovës, por asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje pozitive rreth themelimit të kësaj agjencie.

“Realisht me ligjin për sport, Kosova është dashur që shumë vite më herët të themelojë agjencinë e Kosovës për antidoping, mirëpo institucionet tona ende nuk e kanë marrë një hap të tillë. Ne si Komitet Olimpik i Kosovës, ju kemi shkruar disa herë, qoftë MKRS-së, po ashtu, edhe zyrës së kryeministrit dhe kemi kërkuar që të fillohet dhe të iniciohen proceduar për themelimin e agjencisë për antidoping, mirëpo deri më sot nuk është arritur kjo”, tha fillimisht Haxhijaj.

Haxhijaj deklaroi se WADA ka kërkuar nga Komitetit Olimpik i Kosovës që të luajë rolin e agjencisë së dopinugt, deri sa një e tillë të formohet në shtetin tonë.


“Duke e parë problematikën e dopingut dhe përdorimin e substancave të ndaluara në gjithë botën, “ADA ka kërkuar nga KOK-u që përkohësisht ta marrë këtë përgjegjësi, në mënyrë që edhe ne të bëhemi pjesë e ËADA-së dhe të filloj procesi, qoftë i edukimit të sportistëve, trajnerëve për mos përdorimin e substancave të ndaluara, po ashtu edhe të bëhen testimet e sportistëve tanë dhe të dërgohen në laboratoret e licencuara prej WADA-s”, u shpreh ai.

Sa i përket të ardhmes, Haxhijaj u shpreh se deri sa Komiteti Olimpik i Kosovës do ta kryejë edhe detyrën e kësaj agjencie, përjashtimi i Kosovës nga garat ndërkombëtare nuk do të ndodhë.

“Realisht sikur KOK-u të mos e pranonte këtë përgjegjësi , ne automatikisht do të futeshim në listën e zezë dhe do të përjashtoheshim, mirëpo ne duke e parë rëndësinë që e ka kjo fushë, ne e kemi marrë përgjegjësin, kemi pranuar që ne të luajmë rolin e agjencisë antidoping në Republikën e Kosovës, në mënyrë që Kosova të mund t’i vazhdoj normalisht garat në arenën ndërkombëtare, sepse përndryshe nëse nuk do ta merrnim këtë përgjegjësi Kosova do të rrezikohej që të mos merrte pjesë në asnjë prej garave ndërkombëtare”, përfundoi ai.

KOK-u ka përpiluar edhe listën e sportistëve nga të gjitha federatat sportive të Kosovës që do të detyrohen t’u nënshtrohen kontrolleve për doping.

 

Lexo edhe

Video

error: