A do të rezultojë Ukraina një Afganistan i dytë për Putin?

A do të rezultojë Ukraina një Afganistan i dytë për Putin?

Lufta në Ukrainë është pothuajse në javën e saj të dytë. Lajmi është se zhvillimi i luftës po përparon në një mënyrë të tillë ku pritshmëritë e presidentit rus Vladimir Putin përpara se të urdhëronte sulmin e ushtrisë së tij po kthehen në zhgënjime.

Imazhet e ushtarëve të uritur e të hutuar të cilët nuk janë shumë të gatshëm për të luftuar armët e shtrenjta dhe të sofistikuara të shkatërruara e të braktisura, automjetet ushtarake të djegura, avionët e helikopterët e rrëzuar por për më tepër vrasja e disa ushtarakëve me grada madhore si deri edhe gjeneralë me reputacion nuk janë shenjë e mirë për Putinin i cili nuk kishte asnjë iluzion për superioritetin e tij.

Në ditën e 8-të të luftës, Putin zhvilloi një telefonatë me presidentin francez Nicolas Sarkozy duke i shprehur këtij të fundit se ai është “i vendosur të vazhdojë luftën derisa të arrihen qëllimet e tij”.

Megjithatë, Ukraina dhe miqtë e saj janë po aq të vendosur për mos tu dorëzuar e fituar këtë luftë vetëmbrojtëse.

E në këtë rast, pyetja që duhet të shtrohet është: Në këtë luftë cila palë do ta arrijë qëllimin e saj politik dhe si?

Bisedimet, takimet dhe deklaratat diplomatike janë të pandërprera. Disa prej të cilave zhvillohen në publik, ndërsa të tjerat zhvillohen me dyer të mbyllura. Vendet perëndimore filluan të vendosin sanksione si kufizime ekonomike, financiare por edhe mbyllje të hapësirave ajrore. Në të njëjtën kohë, shumë vende vazhdojnë t’i ofrojnë armë Ukrainës së pushtuar me “besimin që do të ndryshojnë rrjedhën e luftës”. Kryesisht, këto ndihma përbëhen nga sisteme të mbrojtjes ajrore në lartësi të ulët që mund të përdoren nga një person dhe raketa antitank me saktësi të lartë. Për shkak të raketave të mbrojtjes ajrore me lartësi të ulët të ofruara nga SHBA për muxhahidinët, sovjetikët humbën 114 avionë dhe 333 helikopterë në Afganistan. Kjo situatë ndryshoi rrënjësisht rrjedhën e luftës. Për më tepër, ka edhe nga ata që argumentojnë se kjo mbështetje përshpejtoi rënien e Bashkimit Sovjetik në Afganistan. Duke marrë parasysh moshën e vjetër të gjeneralëve në ushtrinë ruse sot, është e pamendueshme që ata të mos kenë kujtime të këqija nga raketat në fjalë. Por  teknologjia e raketave është zhvilluar më tej se në kohën e luftës në Afganistan, mbasi sot problemi ka ardhur nga ajri në tokë e jo nga toka në ajër. Armët e drejtuara kundër tankeve, të përcaktuara si “vrasës tankesh”, janë gjithashtu një makth për trupat që lëvizin në tokë. Nga ana tjetër, dihet gjithashtu se forcat speciale britanike dhe amerikane kanë bërë që ushtria ukrainase të krijojë “organizimin e nëndheshëm” të nevojshëm për rezistencë dhe kanë mësuar dhe përgatitur luftën guerile që nga viti 2014 duke i papaprirë ndërhyrjes ruse.

Për më tepër, nuk duhet harruar influenca e inteligjencës ushtarake, e cila është jetike për mbrojtjen dhe do të ndryshojë rrjedhën e luftës ku deri më tani inteligjenca ushtarake ukrainase po tregon se është në lartësinë e kërkuar këtë e tregon edhe mënyra se si operoi në rastin e vrasjes së njërit prej anëtarëve të ekipit negociator ngjarje e cila tregoi se sa e mirëpërgatitur është kjo strukturë mbasi ende askush publikishtë nuk di se çfarë ka ndodhur vërtetë por në çdo rast fitorja është e Ukrainës. Aleatët sigurojnë e informojnë ushtrinë ukrainase lidhur me aktivitetet e ushtrisë ruse në fushën e operacionit  për 24 orë në ditë dhe me kohë të plotë. Në këtë mënyrë “kryengritësit” mund të befasojnë rusët duke u marrë iniciativën. Vazhdojnë të dëmtojnë dhe të befasojnë armikun duke “i zënë pritë”  në kohën, vendin dhe kushtet më të përshtatshme.

Aplikimi i Luftës Guerrile.

Qysh në ditën e parë të operacionit nuk mund të mos konstatohet fakti se ka pasur një paqartësi në palën ruse. Duket sikur ka një plan operacional të keqpërgatitur i cili ka problem përputhshmërinë me objektivin politik kapacitetin dhe stilin ushtarak. Ekzistojnë gjithashtu tregues të fortë se vullneti i ushtarëve për të luftuar është i ulët.

Shto këtu një sistem të tmerrshëm logjistik që është larg plotësimit të nevojave të ushtrisë, si armë, municione, karburant, ushqim dhe kujdes shëndetsor, në të cilin mund të shihet qartë se “fitorja” nuk është një copë tortë të cilën Putin mund ta marrë kur dhe si të dojë. Duket se vendimmarrësit dhe planifikuesit rusë nënvlerësuan gjeografinë e Ukrainës, rolin e aleatëve të saj, kapacitetin e saj, vendosmërinë e udhëheqësve të saj, mungesën e frikës së saj, trimërinë dhe tendencat socio-psikologjike të vendit.

Sot, lufta po vazhdon jo ashtu siç e kishte planifikuar Rusia, por duke u shëndrruar në atë për të cilën Ukraina dhe miqtë e saj janë përgatitur paraprakisht. Në vend që t’i përgjigjej në mënyrë “simetrike” rusëve, ushtria ukrainase arriti ta tërhiqte luftën në zonën ku “punoi mirë”. Kjo mund të përshkruhet si një lloj lufte guerile e mbështetur nga populli me mbështetjen e aleatëve. Po flasim për një mjedis ku Forcat Speciale të SHBA-së dhe Britanisë demonstrojnë aftësitë e tyre stërvitore dhe ndërtimore. Qëllimi përfundimtar nuk është të mposhtet ose shkatërrohet ushtarakisht ushtria ruse në mënyrën tradicionale, ose të mbrohet çdo centimetër katror i territorit ukrainas duke gërmuar pozicione. Në nivelin taktik, qëllimi është të shpërqëndrojnë, frikësojnë, lodhin dhe provokojnë ushtrinë ruse të bëjë gabime kjo e arritur nëpërmjet sulmeve të befasishme të rusëve kundër objektivave jo ushtarake. Kjo është për të forcuar urrejtjen kundër ushtrisë ruse në popullin ukrainas, për të mbajtur popullin në anën e tyre dhe në të njëjtën kohë për të krijuar frikë dhe mosbesim tek ushtari rus. Në fund të fundit, zgjatja e luftës, rritja e kostos, do të sjellë një “ndryshim mendor” që do të bëjë që populli rus të reagojë kundër Putinit dhe vendimmarrësve. Nga ky këndvështrim, karakteri i luftës në Ukrainë kthehet shpejt në një “kryengritje” kundër vetë pushtuesit brenda vendit të tij.


Lufta që po sjell kryengritje.

David Galula, një nga emrat e rëndësishëm në literaturën e kryengritjes dhe shtypjes, renditi faktorët që ndikuan në suksesin e kryengritjes rreth 60 vjet më parë. Edhe pse kësaj liste i janë shtuar element të rinj, ende nuk ka shumë ndryshime në thelbin e saj. Galula shkroi “librin thelbësor të leximit” për të shpjeguar se çfarë mund të ndodhë me ata që duan të pushtojnë ose vendosin rregull në shumë vende duke filluar nga Algjeria në Vietnam, nga Afganistani në Irak, nga Jemeni në Siri si dhe çfarë duhet të bëjnë palët. Mund të rendisim faktorët dhe të përpiqemi të parashikojmë se çfarë ndodhi me Rusinë. Qëllimi i “kryengritjes” nuk është të mposht pushtuesin ushtarakisht. Qëllimi është që gradualisht të transformohet bota e mendimit, perceptimit, emocioneve dhe sjelljeve të opinionit publik botëror, publikut, ushtarëve dhe liderëve. Për ta arritur këtë me çdo mjet të mundshëm. Si e tillë, kjo është një “luftë propagandistike”. Rezistenca në Ukrainë po përparon përgjatë kësaj linje. Ajo e bazon strategjinë e saj në opinionin publik se Rusia është e dobët, jo vetëm në fushën “ushtarake” ku Rusia është e fortë por në moralin e saj . Sepse edhe pse është ish-KGB-ist propaganda është fronti më i dobët i Putinit në një botë ku teknologjia është demokratizuar dhe media sociale është kaq e përhapur. Në fakt, ndërkohë që Ukraina vazhdonte organizimin, frikësimin dhe provokimin e “guerriljes” në kuptimin ushtarak, aleatët u fokusuan në “stomakun” e popullit rus me sanksione ekonomike dhe financiare.

Përpara se të nisë konflikti konkurojnë tregimet.

Në një kryengritje të suksesshme, nevoja e parë e kryengritësit është të ketë një “histori” koherente për të marrë njerëzit në anën e tij. Në këtë kontekst, shumë përpara konfliktit, historitë fillojnë të konkurrojnë këtu çmimin e vendit të parë e marrin me meritë betejat e humbura nga ana e rusëve në Afganistan.

Po tregohet qartë se, teza e Putinit “Ukraina është një pjesë integrale e Rusisë” duket se nuk qëndron. Megjithatë, historia e qeverisë ukrainase, e cila filloi me Stalinin, pas Luftës së Dytë Botërore dhe shtrihet deri në pushtimin e vitit 2014, duket më bindëse. Të jetosh si një perëndimor është si të jesh një vend i pavarur e i begatë. Për më tepër, ligji ndërkombëtar dhe frika nga Putini janë tema të tjera që e forcojnë historinë. Tema e padrejtësisë, viktimizimit dhe pushtimit, e ushqyer nga historia, e bën punën e Ukrainës më të lehtë. Historitë konkurruese do të dalin nga qarkullimi diku pas fillimit të kryengritjes sepse aty do të krijohen historitë e sukseseve të tyre. Në fakt, ndërsa ushtria ruse do të tregojë destruktivitetin dhe vrazhdësinë e saj ndaj civilëve në ditët në vijim, ndjenjat e urrejtjes dhe pakënaqësisë së njerëzve do të shtohen. Një muaj më vonë, populli do të lërë pas “historitë” e drejtësisë së paraluftës dhe do të fillojë të flasë për histori “luftë dhe mbijetese”. Përhapja e frikës dhe urrejtjes do ta kthejë rezistencën në legjitime dhe bashkimin me ata që rezistojnë në një detyrë ndërgjegjeje. Në këtë pikë, nuk do të jetë e vështirë të gjesh luftëtarë dhe milici. Për më tepër, mbështetja aktive e të gjithë popullsisë nuk është e nevojshme për rezistencë afatgjatë. Nëse qeveria ukrainase dhe aleatët e saj mund të gjejnë mbështetjen aktive të vetëm 4 milionë banorëve në një vend me 44 milionë banorë, rezistenca ndaj rusëve mund të zgjasë për dekada.

Gjeografia dhe stina favorizojnë gjithashtu Ukrainën.

Tokat e gjera, pyjet, terrenet malore janë ideale për kryengritje pranë qyteteve të mëdha. Ofrojnë fshehje dhe manovrim. Ukraina ka më shumë se sa duhet nga këto karakteristika. Për më tepër, cikli i ardhshëm sezonal është gjithashtu në favor të kryengritësve. Për sa i përket fshehjes, gjetjes së ushqimit për të ushqyer, zhvendosjes së vazhdueshme kur pemët hapin gjethet. Megjithatë, ndërsa konflikti përhapet në një zonë të gjerë, ushtria ruse do të dobësohet, problemet logjistike do të rriten dhe ushtarët rusë do të bëhen objektiva të përhershëm. Në këtë rast do të hyjnë në lojë raketat tokë-ajër të ofruara nga miqtë e Ukrainës. Ndërsa raketat tokë-ajër godasin helikopterët, ushtria ruse do të mbetet e lidhur me rrugët automobilistike, këtë herë do të jetë në telashe me mina, prita dhe armë antitank.

Kontrolli i të gjithë kufijve është i pamundur për ushtrinë ruse.

Tërhiqet vëmendja te ajo që njihet si “doktrina kufitare” ku është vështirësia dhe rëndësia e kontrollit të kufirit. Lëvizja guerile mbijeton duke marrë mbështetje nga jashtë. Për shkak të kësaj, ajo e shtyn pjesën tjetër në kufi. Sepse kufijtë janë “pengesë” për shtetet, jo për guerilët. Nuk duket e mundur që ushtria ruse të kontrollojë të gjithë kufijtë ajrorë, detarë dhe tokësorë të Ukrainës në luftën guerile. Në këtë rast, kryengritësit do të zhvillojnë zona të sigurta nga ana tjetër e kufirit, ku ata mund të zhvillojnë logjistikë, stërvitje, trajtim dhe transferim të pakufizuar luftëtarësh. Ata do të mund ta zgjasin luftën si dhe sa të duan. Ndërsa lufta zvarritet, Rusia do të përballet me një dilemë të madhe duke sjellë më shumë trupa në fushë. Sipas parimit ‘shumë ushtarë nuk janë aq shumë siguri’ por ‘më shumë viktima, më shumë gabime’. Për më tepër, Rusia, ekonomia e së cilës është në shkallën e Spanjës, nuk mund të mbajë 640 mijë kilometra katrorë prej 44 milionë banorësh dhe të sigurojë stabilitet me metoda të tilla brutale ushtarake. Ky vendim duket si një fantazi mjaft e rrezikshme, për më tepër emocionuese. Një fjalë e urtë meksikane thotë: “Jeta është ajo që të ndodh kur bën plane”. Natyrisht, Putini dhe rivalët e tij bënë plane ashtu siç u nisën. Megjithatë, situata e hodhi Putinin në një drejtim tjetër në zgjedhjen e strategjisë së tij.

Kundërshtari i tij, në mënyrë tragjike, mori rrugën e “Maos komunist” dhe i tha Putinit ju “luftoni siç dini, unë do të luftoj si di unë”. Ndërsa Mao parashtroi strategjinë e “luftës së zgjatur popullore” për revolucionin socialist, ai po fliste se si të luftoheshin ushtritë e rregullta të Perëndimit me metoda guerile. Ndjekësi i Maos, gjenerali vietnamez Giap, tha gjithashtu se ata do ta fitonin luftën kundër Shteteve të Bashkuara, jo vetëm në xhunglat e Vietnamit, por në kryeqytetin amerikan. Në fakt, kështu ndodhi SHBA, në pamundësi për t’i bërë ballë presionit publik, u tërhoqën nga Vietnami e këtë e deklaruan pikërishtë në kryeqytetin amerikan. Putin pushtoi Ukrainën me mijëra ushtarë, tanke dhe njësi të blinduara. Ai mbështetet në fuqinë shkatërruese të ushtrisë së tij për të arritur rezultate në mënyrën që ai di më mirë.

Megjithatë, ndërsa guerilja nuk lodhet, zgjat luftën dhe sanksionet financiare e ekonomike të cilat fillojnë të rrisin efektin e tyre, shpirti i gjeneralit vietnamez Giap mund të fillojë të endet rrugëve të Moskës duke nisur protestat e pandalshme panvarsishtë metodave brutale të shtypjes së tyre demonstruar sistematikisht në Moskë nga ana e Putin.

Duke u zvarritur e duke rezistuar në Kiev, po i tregohet Putinit se atë nuk e priti një fitore e shpejtë dhe e lehtë, por se kostoja do të jetë e lartë. Nëse Perëndimi nuk i paraqet Putinit një “plan të nderuar daljeje” që do të ecë në heshtje në javët e ardhshme, do të jemi dëshmitarë të një lufte më të përgjakshme dhe më të gjatë me pasoja të rënda politike, ekonomike dhe ushtarake ku mundësia më e madhe është që të përfundojë me një dështim si në luftën në Afganistan në vitin 1989.

Lexo edhe

Video