A do të merr fund lufta nëse Rusia dështon ta merr Donbasin?

A do të merr fund lufta nëse Rusia dështon ta merr Donbasin?

Analisti britanik i mbrojtjes Michael Clarke ka folur për Sky News mbi epilogun e mundshëm të luftës në Ukrainë në rast dështimi të Rusisë për të kapur rajonin Donbas.

Clarke thotë se lideri rus Vladimir Putin “nuk do të humbasë me hijeshi”, por nëse situata përfundon në ngërç, atëherë zgjedhja e vetme e tij do të ishte mobilizimi.


“Putin padyshim që nuk dëshiron të shpallë mobilizim, sepse kjo do të dukej si dështim i plotë, por nëse ai nuk krijon një formë mobilizimi, ai thjesht nuk ka trupa të mjaftueshme për të shkuar përtej ngërçit në Donbas,” tha Clarke.

Analisti i mbrojtjes vazhdon duke thënë se nëse lufta bie në një “ngërç” në verë ose në fillim të vjeshtës, atëherë “Putin do të ngrejë para” në mënyrën në të cilën ai ia paraqet luftën pjesës tjetër të Evropës dhe do të duhet të gjejë më shumë trupa.

“Në fund të fundit, Rusia është shumë më e madhe se Ukraina, por është joefikase, është e vjetër dhe e komanduar shumë keq”, ka thënë ai.

Lexo edhe

Video