A do të debutojnë sot Messi e Ronaldo me skuadrat e reja

A do të debutojnë sot Messi e Ronaldo me skuadrat e reja

Afati kalimtar veror i këtij viti do të mbahet mend për disa lëvizje të bujshme dhe krejtësisht të papritura.

Disa prej emrave eminent të futbollit evropian i ndryshuan skuadrat e tyre edhe pse diçka e tillë as nuk ishte imagjinuar më parë, përcjellë KosovaPress.

Kjo vlen më shumë kur bëhet fjale për dyshen e madhe të futbollit Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Argjentinasi e braktisi klubin e tij Barcelonën, aty ku e filloi karrierën dhe e çoi deri në majat më të larta të saj.

Numri 10 i katalanasve nuk arriti marrëveshje për vazhdimin e kontratës dhe kështu kaloi në PSG, madje si lojtarë i lirë, pra klubi francez nuk pagoi asnjë cent pr shërbimet e tij.

Lëvizja tjetër e habitshme ishte ajo e Cristiano Ronaldos nga Juventusi në Manchester United. Portugezi nuk e kishte bërë të ditur më parë që do të largohej nga “Zonja e Vjetër”. Gjithçka erdhi si befasi kur në ndeshjen e parë të Serie-A ai ia bëri të ditur klubit se nuk ka më interesim për të luajtur për këtë skuadër.


E ardhmja e tij u lidh shumë me Manchester City, por në fund ndodhi kthesa e madhe dhe ai vendosi të rikthehej në “Old Trafford” aty ku i kishte kaluar vitet më të mir atë karrierës së tij.

Manchester United luan sot ndeshjen e radhës në Premier Ligë kundër Ëolverhamptonit dhe trajneri Solskjaer nuk pritet që të luajë me Ronaldon nga minuta e parë.

Ky është formacioni i mundshëm i “Djajve të Kuq” për ndeshjen e sotme që fillon nga ora 17:30.

Manchester United  (4-2-3-1): De Gea; Ëan-Bissaka, Varane, Maguire, Shaë; Fred, Pogba; Sancho, Fernandes, Lingard; Greenëood

Ndryshe nga Ronaldo, Lionel Messi pritet të zbresë në fushë sot për herë të parë me skuadrën e tij të re PSG-në në ndeshjen kundër Reims që zhvillohet nga ora 20:45.

Ja formacioni i mundshëm i PSG-së:

PSG: (4-3-3): Navas; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Verratti, Gueye, Ëijnaldum; Messi, Mbappe, Neymar

Lexo edhe

Video