Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

97 milionë turistë dhe 11.3 miliardë dollarë të ardhura vetëm më 1 tetor në Kinë

97 milionë turistë dhe 11.3 miliardë dollarë të ardhura vetëm më 1 tetor në Kinë

97 milionë turistë dhe 11.3 miliardë dollarë të ardhura u realizuan në Kinë vetëm më 1 tetor, ditën e parë të festës së Ditës Kombëtare, sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, bën të ditur “CGTN”.

Këtë vit, Dita Kombëtare përkoi me Festivalin e Mesvjeshtës, duke shënuar një festë të zgjatur prej tetë ditësh.


Me epideminë kryesisht nën kontroll në vend, njerëzit po fillojnë të lëvizin dhe autoritet besojnë te një lulëzim i industrisë së turizmit gjatë kësaj jave.

Për të përmbushur kërkesën e turistëve gjatë pushimeve, Ministria e Kulturës dhe Turizmit kohët e fundit rriti numrin e kufizuar të turistëve nga 50 përqind në 75 për qind në vendet piktoreske.

Muzeu i Pallatit rriti numrin e kufizuar të vizitorëve nga 12.000 në 30.000 që nga e enjtja, kur u rihap. Por vizitorët duhet të rezervojnë biletën në internet paraprakisht, e cila është një praktikë e zakonshme në vendet më piktoreske në të gjithë vendin.

Lexo edhe

Video

error: