Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

96 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

96 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan ka shënuar rënie. Aktualisht në Gjilan janë 96 raste aktive me virusin korona.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli  në takimin e sotëm të komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Ismajli derisa bëri të ditur numrin e rasteve aktive, sërish iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së virusit.

Ndryshe, gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 10020 mostra, 3511 kanë rezultuar pozitivë, 3307 janë shëruar, 108 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 96 raste janë aktive, të hospitalizuar dhe të konfirmuar me COVID-19 janë 12 persona dhe 178 mostra në pritje për rezultat.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: