9 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore

9 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 9 raste me fatalitet si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer 1.483, ndërsa janë regjistruar 172 raste të reja, prej tyre më së shumti në Shkup – 107.


Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 381 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Katër persona kanë vdekur si pasojë e sëmundjes së rrezikshme në Shkup (61, 71, 72 dhe 75-vjeç), një në Manastir (65), një në Berovë (63), një në Strugë (85), Strumicë (65) dhe një në Kamenicën e Maqedonisë (76-vjeç).

Që nga shpërthimi epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 209.449 raste, prej tyre 193.781 janë shëruar, numri i të vdekurve është 7.337, ndërsa numri i rasteve aktive – 8.331.

Lexo edhe

Video

error: