875 gra shtatzëna të infektuara me Covid në Itali

875 gra shtatzëna të infektuara me Covid në Itali

Nga marsi 2020 deri në 30 shtator 2020, në Itali janë 875 gra shtatëzane të infektuara nga koronavirusi.

Kjo e dhënë është publikuar nga Instituti Suprem Italian i Shëndetit Publik pas një studimi të Sistemit Italian të Obstretikës, Italian Obstetric Surveillance System.

Rasti i parë i një grua shtatzëne e infektuar nga Covid 19 në Itali u verifikua më 25 shkurt 2020 e deri më sot nuk është verifikuar asnjë vdekje  grua shtatzënë nga Covid.

53 % e rasteve të infektuar janë në rajonin e Lobmardisë e për çdo rast pozitive tek gratë shtatëzënë është krijuar një regjistër infromativ mbi gjëndjen e tyre klinike, terapinë e asistencës shëndetësore, si dhe mbi karateresikat e tyre social-demografike.

Vetëm 2% e grave shtatzënë të infektuara janë kuruar në repartet e terapisë intesive, 18.6% kanë pasur si pasojë një polmonit dy krahësh

Në analizat statistikore të rasteve të studiuara është llogaritur se në një nivel kombëtar në çdo 1000 lindje 2.9% e grave janë infektaur nga koronavirusi.

Në rajonet veriore kjo përqindje shkon mesatarisht 5.5% në çdo 100 lindje, në rajonet qëndore 1.6% në çdo 1000 lindje, në jug të Italisë 0.6% gra të infektaur në çdo 1000 lindje e në veçanti në rajonin e Lombardisë, më i godituri nga pandemia, rastet pozitive tek gratë shtatëzënë janë 8.9% në çdo 1000 lindje.

13% e lindjeve kanë qenë të parakohshme e gati dyfishin më shumë në krahasim me koeficientin në shkallë kombëtare dhe pse në 71% të rasteve vendimi është marrë para lindjes spontane të tyre.


Prej marsit deri në shtator të 2020 janë verifikuar 6 vdekje foshnjash në bark e 1 vdekje foshnje pas lindjes, të lidhura me pasojat e shkaktuara nga infektimi.

E ndër të gjitha rastet e analizuar vetëm 2.8% e tyre kanë rezultuar pozitive dhe pas lindjes. Ndërsa  në 24 orët e fundit Italia  ka regjistruar  662 viktima e 21 052 të infektuar nga Covid 19.

Numri i të infektuarve aktivë është sot 754 169.

Dita e sotme ka shënuar  23 023  të shëruar më shumë e numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 896 308.

Në repartet e terapisë intesive numri i pacientëve është aktualisht 3517 të infektuar.

Në izolim shtëpiak janë  720 494 të infektuar e 30 158  të tjerë që po kurohen në strukturat spitalore.

Në 24 orët e fundit janë kryer rreth 195 mijë tamponë e deri më sot numri i tyre është gati 23 milionë tamponë të kryer.

Që nga marsi deri më sot Italia ka regjistruar 1 709  991 të infektuar e 59 514 viktima Covid.

Lexo edhe

Video

error: