Lajme   Zgjedhjet 2021   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

850 fermerë pritet të përfitojnë grante në vlerë prej 29 milionë euro

850 fermerë pritet të përfitojnë grante në vlerë prej 29 milionë euro

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka bërë nënshkrimin e kontratave të para të përfituesve të Programit për Zhvillim Rural 2020-21. Rreth 850 fermerë pritet të përfitojnë grante në vlerë prej 29 milionë euro.

Në ceremoninë solemne të nënshkrimit të gjashtë kontratave të para, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se bujqësia po e merr vëmendjen e plotë gjatë qeverisjes së tij.

Bujqësia po e merr vëmendjen e plotë që duhet të ketë dhe përtej kësaj edhe në fondin për rimëkëmbje ekonomike duke dyfishuar subvencionet në pjesën e Bujqësisë, prej të cilave besoj që pjesa më e madhe do të arrihet që të paguhet brenda këtij viti […]po mundohemi të kompletojmë infrastrukturën ligjore dhe krejt instrumentet e ndryshme për mbështetje të bujqësisë. Ju keni parë dje se kemi pas një diskutim të gjatë për fondin e garantive të kredive ku do të ketë dritare të veçantë për kreditim me kushte të volitshme, e më mbulim të kolateralit deri në 80 përqind për kredi që shkojnë në sferën e bujqësisë”, tha ai.


E, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa iu premtoi mbështetje bujqve, derisa tha se në këtë periudhë të pandemisë kanë dyfishuar subvencionet karshi tyre.

“Falë punës sonë në krijimin e kushteve dhe kritereve të barabarta për bujqit dhe rritjen e transparencës në ndarjen e këtyre granteve kemi arritur të përfitojmë edhe 5 milionë euro nga BE-ja për t’iu ndarë grante bujqve tanë t’i lehtësuar tejkalimin e COVID-it.  Së shpejti do të shpallim edhe thirrjen e dytë për aplikim për grante në gjithsej nga programi për zhvillim rural 2020-2021 presim të kemi 850 përfitues të granteve në vlerë prej 29 milionë euro nga Ministria e Bujqësisë që do të krijonte 2500 vende të reja të punës. E tëra është kjo siç thash deri në dhjetor të vitit 2021. Sot  thirrja e parë për grante kulmoi me nënshkrimin ceremonial të këtyre 6 kontrata e nga sot vazhdon nënshkrimin i qindra kontratave deri në dhjetor të vitit 2021”, tha ai.

Krahas kësaj, ministri Mustafa tha në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike mbështetja karshi bujqësisë do të jetë më e madhe.

Lexo edhe

Video

error: