81 raste të reja dhe një i vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

81 raste të reja dhe një i vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 667 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 81 qytetarë, ndërsa një 77-vjeçar nga Kavaja ka humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 36.


Janë 1.043 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë, ndërsa janë shëruar 115 qytetarë.

Shqipëria deri më sot ka konfirmuar 330.394 raste me koronavirus, prej tyre  325.764 janë shëruar, 1.043 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.587 pacientë./Atsh

Lexo edhe

Video