8 vjet nga përmbytjet në Shkup
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Para tetë vjetësh, më 6 gusht 2016, ndodhi një katastrofë natyrore ku vërshimet përmbytën lagjet Hasanbeg dhe Stajkovc në Shkup.

Si pasojë e vërshimeve humbën jetën 23 persona. Pas këtyre vërshimeve banorëve të këtyre lagjeve iu deshën muaj të tërë që t’i kthehen jetës normale.

Gjatë 24 orëve më 6 gusht 2016 në Shkup kanë rënë 92.9 litra shi në një metër katror, ndërsa gjatë dy orëve të para nga fillimi i motit të lig ka pasur mbi 800 vetëtima.

Rreth një mijë qytetarë janë evakuuar gjatë natës së 6 gushtit. Në shenjë solidarizimi, Qeveria e Kosovës pati ndihmuar të prekurit nga vërshimet me 50 mijë euro. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024