8 të vdekur dhe 88 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

8 të vdekur dhe 88 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 88 raste të reja të infektimit.

“Nga 4.704 testime, 88 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062.  Në total numri i rasteve aktive është 4.800”, thuhet në njoftimin e MSh-së.


Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.718 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.257.671 doza të vaksinës.

Deri më sot 493.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lexo edhe

Video