Në 24 orët e fundit janë shënuar 8 raste të reja me COVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), asnjë person nuk ka vdekur si shkak i infektimit me COVID-19.
Njoftimi i plotë:
#Bashkëiadalim
13 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.503 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 270.641 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 72.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2,133 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.495.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 108.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!