8 nga 10 klubet e Premier League-s, kundër Manchester City-t në KAS

8 nga 10 klubet e Premier League-s, kundër Manchester City-t në KAS

Manchester City ka apeluar në KAS vendimim që e përjashton për dy vjet nga kupat europiane për shkelje të “Fair Play-it Financiar”, por ka nga ata skuadra në Angli që nuk duan ta presin verdiktin e gjykatës më të lartë sportive në botë.

Sipas “Daily Mail”, tetë nga dhjetë klubet më të mira angleze (përjashtuar Sheffield United dhe sigurisht vetë Citizens) kanë paraqitur një kërkesë në KAS që skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola të mos marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.


Kërkesa e City-t në KAS parashikon pezullimin e dënimit në pritje të vendimit përfundimtar në këtë gjykatë, që gjithashtu do të jepet më vonë nga ç’ishte parashikuar për shkak të urgjencës së koronavirusit.

Në këtë rast, City, edhe nëse do t’i mbetej dënimi në KAS, kërkon që të paktën sezonin e ardhshëm të mos e humbë Championsin.

Lexo edhe

error: