79 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 13 në gjendje më të rëndë

79 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 13 në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 79 pacientë me virusin korona. 51 janë në oksigjenoterapi dhe 3 janë në CPAP. Po ashtu spitali njofton se 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.


“Aktualisht po trajtohen 79 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 51 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 3 Pacientë janë në CPAP, ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 578 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 48 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.