687 procedura të stentimit për disa muaj në QKUK

687 procedura të stentimit për disa muaj në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në repartin e Kardiologjisë Invazive të Klinikës së Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në pjesën e parë të vitit, janë kryer 687 procedura të stentimit.


Sipas njoftimit, nga muaji janar deri në muajin maj të vitit 2022, gjithashtu janë realizuar 1 mijë e 198 koronarografi, thotë raporti i punës.

“Për 5 muaj, janë bërë edhe 326 Ehokardiografi dhe 37 Ehokardiografi Transezofageale, si dhe 1 mijë e 140 konsultime”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video