60-vjeçari godet për vdekje 9 persona në Korenë e Jugut
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Një veturë u përplas me këmbësorët pranë Seulit, duke lënë të vdekur nëntë persona dhe duke lënduar të paktën katër, raportuan mediat koreano-jugore, duke cituar burime të policisë dhe zjarrfikësve.

Një zyrtar i policisë tha se policia po hetonte në vendngjarje dhe nuk pranoi të jepte informacione të mëtejshme, por kishte frikë se bilanci i viktimave mund të rritet.

YTN TV raportoi se automjeti u përplas me këmbësorët që prisnin në vendkalimin e këmbësorëve pasi goditi dy vetura të tjera. Ata thonë se një 60-vjeçar drejtonte veturën dhe lëvizte në drejtim të kundërt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024