6 viktima nga COVID-19 sot në Shqipëri

6 viktima nga COVID-19 sot në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë humbur jetën 6 pacientë në 24 orët e fundit dhe janë shënuar 475 raste të reja me COVID-19 nga 4384 testime.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, humbën jetën një qytetar nga Përmeti 55-vjeç, dy qytetarë nga Berati të moshave 62-86 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 62-99 vjeç.


Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë 239. Janë 5.262 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 366 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199.883 që nga fillimi i epidemisë.

Shqipëria ka regjistruar gjithsej 208.352 raste pozitive, prej tyre 199.883 janë shëruar,  5.262 janë aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 3.207 pacientë.

Lexo edhe

Video