6 viktima nga COVID-19 sot në Shqipëri

6 viktima nga COVID-19 sot në Shqipëri

Gjashtë persona raportohet të kenë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 2506 testime, kanë rezultuar të infektuar 120 qytetarë , ndërsa 171 të tjerë janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.


Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë- 56. Janë 5.178 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Vlora 38-vjeç, një qytetar nga Pogradeci 68-vjeç, një qytetar nga Elbasani 70-vjeç, një qytetar nga Durrësi 79-vjeç, një qytetar nga Tirana 83-vjeç dhe një qytetar nga Fieri 86-vjeç.

Janë shëruar 171 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197.547.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 205.897 raste, prej tyre 197.547 janë shëruar, 5.178 janë aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 3.172.

Lexo edhe

Video