6 të vdekur dhe 48 raste të reja me COVID-19

6 të vdekur dhe 48 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë, gjashtë persona kanë vdekur si shkak i infektimit me COVID-19, ndërsa 48 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Njoftimi i plotë:

20 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.319 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.


ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147.347.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 8.903.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Lexo edhe

Video